Arrestohet një nga emrat më të rëndësishëm të FETÖ-s

jë nga emrat e rëndësishëm të organizatës terroriste FETÖ, Davut Hancı i cili përdor emrin e koduar ”Halis Hancı” është arrestuar në qytetin e Trabzon-it, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për gazetarin e AA, Prefekti i qytetit të Trabzonit Yücel Yavuz, ka thënë se policia ka vlerësuar një informacion të ardhur për Hancı-n dhe më pas ka organizuar një operacion në qytezën Araklı.

Yavuz në fjalën e tij tha gjithashtu se si rrjedhojë e një operacioni të suksesshëm është bërë e mundur arrestimi i tij.

Prefekti Yavuz tha gjithashtu se personi i arrestuar është marrë në pyetje nga forcat e sigurisë, ku më pas është dërguar në dhomat e paraburgimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button