Spekulim ekskluziv

[Recension: Еkskluzive: Аmnistinë e ka urdhëruar personalisht Gruevski për shkak se Protugjeri është hallakatur psikikisht!]

Nën vellon e ekskluzivës, publikut i ofrohet artikull që nuk ka asnjë lloj ekskluziviteti, por është spekulim i pastër.

Në tekst thuhet se informata që u plasohet lexuesve është sigurisht është e saktë, edhe pse nuk ka as gjurmë as nishan nga burimet, e as që është theksuar se prej ku vijnë.

Доказ.Мк Ексклузивно Аболицијата ја наредил лично Груевски оти Протугер психички се растроилLinku deri te artikulli origjinal: Еkskluzive: Аmnistinë e ka urdhëruar personalisht Gruevski për shkak se Protugjeri është hallakatur psikikisht!

Data dhe koha e publikimit: 15.07.2016

Data e recensionit: 22.07.2016

Recensues: Simona Atanasova

“E SIGURT” ËSHTË SE NUK JANË THEKSUAR BURIMET

“Аmnistinë e 56 vetave nga lista e të dyshuarve nga PSP-ja për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrime zgjedhore nga bombat opozitare sipas burimeve të sigurta të “Dokaz”-it e ka urdhëruar ish-kryeministri Gruevski duke mos mundur ta shohë Martin Protugjerin e frikësuar tejmase. Idenë që ta pengojnë dhënien e përgjegjësis e ka dhënë Martini personalisht, i cili pas bombave është hallakatur edhe psikikisht nga frika prej dënimeve eventuale për atë që e kanë bërë”.

Që t’i jepet peshë artikullit, ai pa bazë e përdor shprehjen “nga burime të sigurta”, mirëpo nuk i ofron lexuesit asnjë vërtetim se ato burime janë me të vërtetë të sigurta dhe se nuk janë të trilluara me qëllim të fshehtë.

Përveç asaj që thuhet se Protugjeri ka qenë “i frikësuar tejmase”, artikulli thotë se ai ka kërkuar edhe truproje që do ta ruanin, e madje edhe se ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Nuk ka asnjë vërtetim se kjo është e vërtetë. Në qoftë se Protugjeri me të vërtetë ka kërkuar ndihmë mjekësore, këtu mungonë vërtetimet dhe deklaratat, qoftë ato edhe jozyrtare dhe anonime, nga institucioni shëndetësore dhe nga mjekët nga të cilët ai ka kërkuar ndihmë.

MUNGON PALA E DYTË

Sikurse edhe në çdo tekst spekulativ, edhe këtu mungon deklarata dhe vërtetimi nga pala e interesuar, që në këtë është Martin Protugjeri. Në qoftë se media ka tentuar të vendosë kontakt me Protugjerin që të marrë vërtetim për atë që është shkruar, mirëpo nuk ka pasur sukses, kjo është dashur të theksohet në tekst.

Ky artikull e shkel nenin 1 të Kodit të gazetarëve, i cili thotë:

Gazetari duhet të botojë informata të vërteta e të konfirmuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale e as nuk do të falsifikojë dokumente. Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar. Saktësia e informatës duhet vërtetuar aq sa është e mundur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button