Meksikë, në një sulm të armatosur vriten 5 anëtarë të një familjeje

Në Arteaga të shtetit federal meksikan të Michoacan, janë vrarë pesë anëtarë të një familjeje, kurse anëtari i gjashtë është plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Prokuroria në Michoacan njoftoi se ndaj një familjeje është kryer sulm i armatosur dhe se personi i gjashtë arriti të shpëtonte. Ajo është nën përkujdesje mjekësore.

Sipas deklaratës, Michoacan dikur ishte zona ku veprimtari intensive kishte karteli Knights Templar.

Në Oaxaca, në Meksikë jugore të mërkurën në një sulm jetën e humbën tetë anëtarë të një familjeje. Policia e cila kishte mbërritur për të inspektuar vendin e ngjarjes gjetën një mesazh ku thuhej se kjo ishte ‘qërim hesapesh’ mes grupeve kriminale.

Javën e kaluar në Ciudad Victoria në Tamaulipas, sulmues të armatosur vranë pesë anëtarë të një familjeje.

Dy javë më parë në një shtet tjetër në gjumë u vranë 15 persona, nga të cilët 11 prej tyre ishin anëtarë të së njëjtës familje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button