Kryetari i BFI-së në Mal të Zi: Turqia është lokomotiva e umetit islam

Kryetari i Bashkësisë Islame të Malit të Zi Rifat Fejziç tha se “Turqia është lokomotiva e umetit. Turqia nuk është e rëndësishme vetëm për qytetarët e Turqisë, por besoj se është shtet i rëndësishëm për tërë umetin islam”, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke dhënë vlerësime në lidhje me tentativën për grusht shteti në Turqi nga ana e Organizatës Terroriste FETO, Fejziç tha se mbrëmjen e 15 korrikut u përjetuan ngjarje të tmerrshme dhe trishtuese.

Fejziç u shpreh se gjatë tërë mbrëmjes së puçit vazhdimisht kanë pranuar thirrje telefonike nga muslimanët në Mal të Zi dhe persona të tjerë që i njohin dhe shtoi se atë natë ishte dëshmitarë se këto ngjarje nuk i shqetësuan vetëm muslimanët e Turqisë, por edhe ata që jetojnë në Ballkan.

Gjatë asaj mbrëmje Fejziç rrëfeu se është lutur vazhdimisht për Turqinë, ndërsa ditën në vijim ka dhënë udhëzimin që pas namazit të drekës të thirret sërish ezani në të gjitha xhamitë e Malit të Zi dhe të falet namazi i falënderimit.

Duke u shprehur se populli turk është popull i madh dhe me tradita dhe se gjatë mbrëmjes së puçit e dëshmoi këtë edhe një here, Fejziç theksoi se ta kundërshtosh qeverinë dhe presidentin e zgjedhur me vote do të thotë ta kundërshtosh popullin.

Ai vuri në pah se organizata terroriste FETO zhvillon disa aktivetete në Mal të Zi dhe se ka disa kurse të gjuhës. Më tej Fejziç shtoi se kishte disa qarqe që nxisnin simpati ndaj kësaj organizate porse pas ngjarjeve të 17-25 dhjetorit edhe këto çarqe janë larguar nga organizata.

Fejziç beson që edhe ato pak organizata që kanë lidhje me FETO-n nuk do të ekzistojnë më në Mal të Zi.

“I shkatërruan anijet e veta. Tani e tutje nuk besoj se ndonjë musliman do t’i mbështesë. Nuk besoj se do të kenë ndonjë mbështetje, simpati apo mirëkuptim nga ata që e duan umetin, Turqinë dhe Islamin”, tha ai.

Ai tregoi se Bashkësia Islame e Malit të Zi sillet me shumë kujdes për shkak të aktiviteteve që organizata terroriste FETO para disa viteve i ndërmori kundër shtetit turk dhe qeverisë së zgjedhur në mënyrë legjitime, duke shtuar se “E penguam futjen e FETO-s brenda institucionit. Nuk lejuam një gjë të tillë. Edhe tani e tutje, në asnjë mënyrë nuk do t’u japim leje në asnjë sferë. Do t’i informojmë njerëzit për aktivitetet e tyre”.

– “Problemet në Turqi ndikojnë edhe te ne” –

Duke përmendur se viteve të fundit Turqia ka marrëdhënie të afërta me Malin e Zi, Fejziç nënvizoi se këto marrëdhënie janë shumë të rëndësishme për muslimanët që janë pakicë në vend.

Fejziç tërhoqi vëmendjen se problemet që do të lindnin nëse puçi do të kishte sukses, do të ndiheshin edhe nga muslimanët në Mal të Zi, duke shtuar se “Turqia këtu gjithmonë ka qenë shtet i dashur. Megjithatë, 10-12 vitet e fundit ajo na gjeti sërish, na i hapi krahët dhe na doli zot”.

Sipas tij, posaçërisht viteve të fundit Turqia u ka ndihmuar shumë muslimanëve të Ballkanit. Ai shtoi se krerët e bashkësive islame dhe popujt në shtetet e rajonit do të jenë më vigjilentë dhe më të kujdesshëm ndaj FETO-s dhe nuk do të lejojnë futjen e njerëzve që kanë lidhje me këtë organizatë.

“Turqia është lokomotiva e umitetit”, tha Fejziç, për të vazhduar më tej:

“Turqia nuk është e rëndësishme vetëm për qytetarët e Turqisë, por besoj se është shtet i rëndësishëm për tërë umetin islam. Për këtë arsye, besoj se lutjet që i kemi bërë gjatë rrjedhave të ngjarjeve kanë kontribuar. Besoj se Zoti e zbriti mirësinë dhe ndihmën. Pas këtyre ngjarjeve, muslimanët do të luten shumë për krerët e Turqisë, shtetin dhe popullin. 15 korriku tregoi se sa i madh është populli turk”, tha ai.

Fejziç në fund shtoi se në të gjitha xhamitë e Malit të Zi do të falet namazi i xhenazes në mungesë për të gjithë dëshmorët që humbën jetën gjatë tentativës për grusht shteti në Turqi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button