Formohet shoqatë e re për mbrojtjen e të drejtave autoriale

SOKOM-MAP është shoqata e sapoformuar që do t’i mbrojë të drejtat e autorëve të krijimtarive muzikore në Maqedoni. Kjo shoqatë paraqet një lloj të konkurrencës për shoqatën e deritanishme. Ata do të veprojnë ndaras nga Shoqata për mbrojtjen e të drejtave autoriale, sepse siç thonë, me ta nuk kanë arritur të gjejnë gjuhë të përbashkët, njofton Alsat M.

Kjo shoqatë ka fituar edhe leje pune nga Ministria e kulturës. Kanë propozim-tarifë dhe po grumbullojnë mendime nga shfrytëzuesit. Paralajmërojnë se tarifa e tyre do të jetë shumë më e lirë nga ajo ekzistuesja. Nga SOKOM-MAP shpjegojnë se kanë liruar shfrytëzues të caktuar nga pagesa e kompensimit autorial.

Kjo shoqatë ka 150 anëtarë. Qëllimi është të bisedohet hapur për të gjitha çështjet autoriale, ndërsa përvojat perëndimore do të jenë bazë për platformën e tyre. Formimin e shoqatës së re e mbështetën edhe nga Asociacioni i mediave të Maqedonisë që përbëhet nga 5 televizionet nacionale, Alsat M, Kanal 5, Alfa, Sitel, Telma.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button