Tragjedi në Detin Mesdhe, mbyten 22 emigrantë

Në Detin Mesdhe janë gjetur 22 trupa të pajetë në një gomone që mbante emigrantë, transmetojnë mediat britanike duke cituar Organizatën Mjekët pa Kufi (MSF), raporton Anadolu Agency (AA).

Ata janë gjetur në një “pus të karburantit dhe ujit” në fund të anijes në afërsi të bregdetit të Libisë ndërsa në mesin e të vdekur 21 janë femra dhe një mashkull. Sipas MSF ata kishin qëndruar në gomone me orë të tëra. Më tej thuhet se mbi 200 janë shpëtuar duke u bartur në anijën e MSF-së, në mesin e të cilëve 50 ishin fëmijë.

“Ende nuk është plotësisht e qartë se çfarë ka ndodhur, por kanë patur vdekje të tmerrshme. Tragjike. Duket se ka rrjedhë karburanti dhe është përzier me ujin, dhe kjo përzierje ishte e mjaftueshme që ata të humbasin vetëdijen”, tha Jens Pagotto nga MSF.

Shumica e njerëzve që u shpëtuan nga gomonia ishin emigrantë nga vendet e Afrikës Perëndimore. Të mbijetuarit janë në mesin e mbi 2.000 emigrantëve që janë shpëtuar nga uji në operacione të ndryshme të mërkurën, dhe pastaj janë dërguar në Sicili. Në operacionet e shpëtimit kanë marë pjesë anijet e Marinës spanjolle dhe italiane, si dhe organizatave humanitare.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM) me mijëra njerëz këtë vit kanë vdekur gjatë përpjekjes për të kaluar Mesdheun.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button