Uikiliks publikoi rreth 300 mijë kumtesa elektronike të Qeverisë turke

Organizata Uikiliks, e njohur për publikimin të dokumenteve të besueshme, njoftoi se ka publikuar rreth 300 mijë kumtesa elektronike të anëtarëve të Qeverisë turke.

Këtë lajm Uikiliks e publikoi përmes rrjetit social Tuiter, ndërsa në kumtesë ka edhe link ndaj bazës me të dhëna në dokumentet, në të cilin mund të kërkohet sipas fjalëve kyçe, lajmëroi DPA.

Janë publikuar 294.548 letra elektronike të partisë qeveritare turke të presidentit Rexhep Taip Erdogan, thuhet në kumtesë.

Përveç postave elektronike janë ngjitur edhe mijëra dokumente nga 762 adresa, lidhur me domeinin e Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit, akparti.org.tr.

Postat elektronike, lidhur me këtë domein, në shumë raste janë shfrytëzuar për kumtesë, e cila përmban këshilla, e jo për çështje të brendshme të besueshme, sqaroi Uikiliks.

Kumtesa më e re e publikuar është nga 6 korriku, ndërsa më e vjetra nga viti 2010. Materialet janë marrë disa javë para tentimit për grusht shtet më 15 korrik.

Uikiliks i ka kontrolluar materialet dhe burimin dhe konfirmoi se burimi nuk ka lidhje me elementet, të cilat qëndrojnë pas tentimit për grusht shtet, e as të lidhura me partitë ose lëvizjen kundërshtare politike, thuhet në kumtesë.

Uikiliks u shfaq në vitin 2006 dhe për disa vite në sajt janë publikuar mijëra dokumente sekrete, me ç’rast ndikim më të madh kanë tërhequr shkrimet diplomatike amerikane. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button