Gylen i bëri thirrje SHBA-së që ta hedhin poshtë çdo kërkesë të Turqisë për ekstradimin e tij

Fetullah Gylen, i cili jeton në SHBA, i bëri thirrje Uashingtonit që ta hedhë poshtë çdo kërkesë nga Turqia për ekstradimin e tij.

“I bëjë thirrje Qeverisë amerikane që ta hedhë poshtë çdo përpjekje që të keqpërdoret procesi për ekstradim me qëllim që të realizohet hakmarrje politike”, tha Gylen në deklaratën, të publikuar nga organizata, e lidhur me të dhe e quajtur Bashkim për vlera të përbashkëta.

Përfaqësues amerikanë deklaruan se ende nuk kanë marrë kërkesë për ekstradim të Gylenit nga Turqia.

“Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan sot sërish tregoi se është i gatshëm për gjithçka që ta ruajë pushtetin e tij dhe t’i vendosën nën hetim kritikët e tij”, thuhet në deklaratën e Gylenit, e cila u publikua dje.

“Pohimet se kam lidhje me këtë tentim të tmerrshëm për gusht shtet janë të sëmura, të papërgjegjshme dhe joreale”, shtoi Gylen.

Presidenti i SHBA-së Barak Obama dje kishte bisedë telefonike me Erdoganin dhe i propozoi ndihmë amerikane në hetimin për tentimin për grusht shtet nga java e kaluar, por i bëri thirrje edhe drejt përmbajtshmërisë në ndjekjen kundër përgjegjësve për puçin.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhosh Ernest deklaroi se të dy liderët kanë biseduar edhe për statusin e Gylenit, ndërsa Qeveria turke tani më ka dërguar materiale në formë elektronike lidhur me pohimet për involvimin e Gylenit në grusht shtet, të cilët autoritetet amerikane për momentin po i shqyrtojnë.

“Kur do të merret edhe kërkesë zyrtare për ekstradim, vendimi për të do të merret sipas kushteve të marrëveshjes midis dy vendeve, e jo personalisht nga presidenti Obama”, shtoi Ernest.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button