Plagjiat: Melania Trump, ka marrë pjesë nga fjalimi i Michelle Obama (VIDEO)

Bashkëshortja e kandidatit republikan për president, Donald Trump, e ka kopjuar fjalimin e zonjës së parë, Michelle Obama, njofton Portalb.

Pra, në Konventën e Partisë në Klivlend, Melania Trump i ka marrë disa fjali nga Obama.

Në disa fjali nga leksionet të cilat i ka mësuar nga prindërit e tyre dhe rëndësitë e të njëjtave me përvojën e saj ndaj fëmijëve të saj, fjalë për fjale e ka cituar fjalimin e Michelle Obamas e cila ajo e ka mbajtur në Konventën e Demokratëve në vitin 2008.

Përndryshe, Melania Trump është ish manekene nga Sllovenija, ndërkaq fjalitë e vjedhura i ka thënë gjatë fundit të fjalimit të saj 10 minutësh, transmeton Portalb.

Në komentin e ekipit të Trumpit nuk theksohet asgjë në lidhje me këtë, përveç asaj se në fjalimin e saj është ndjerë përvoja e saj emigruese dhe dashuria ndaj Amerikës.

Më poshtë mund ta shihni videon:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button