Kapet breshka e rrallë ne bregdetin shqiptar (Video)

Është kapur në ujërat e bregdetit të Darzezës në Fier një breshkë marine e përmasave të mëdha. Kjo breshkë është e rrallë në ujërat e detit Adriatik dhe Jon.

Breshka ishte e gjatë rreth 70 cm dhe peshonte rreth 70-80 kg. Breshka detare është kapur fillimisht nga një i ri në thellësi pak metra larg bregut dhe më pas është nxjerr në bregdetin ranor, duke u ndjekur me kureshtje nga dhjetëra pushues.

Për pushuesit, prania e këtij vizitori të rrallë në këto brigje është vërtet një veçanti për vetë faktin se nuk është parë breshkë me përmasa kaq të mëdha. Më pas, breshka detare është rikthyer në ujë dhe është larguar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button