Messi – Ronaldo, vota e Kosovës ..

Cristiano Ronaldo, Lionel Messi, ose ndonjë prej tetë futbollistëve të tjerë në garë për çmimin e “Futbollistit më të mirë të vitit” në Evropë, do të shpallet fitues edhe falë një vote nga Kosova. Një gazetar nga Kosova do të ketë të drejtë të votojë për fituesin.

Për herë të parë, pas bashkëngjitjes së një përfaqësuesi nga Kosovva, UEFA numëron 55 anëtarë në panelin me të drejtë vote, përcjell “Lajmi.net”.

Tre finalistët do të përzgjidhen më 5 gusht.

Kurse, fituesi do të shpallet gjatë shortit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve në Monaco më 25 gusht.

Kandidatët në renditje alfabetike:

Gareth Bale (Real Madrid & Uells)

Gianluigi Buffon (Juventus & Itali)

Antoine Griezmann (Atlético Madrid & Francë)

Toni Kroos (Real Madrid & Gjermani)

Lionel Messi (Barcelona & Argjentinë)

Thomas Müller (Bayern München & Gjermani)

Manuel Neuer (Bayern München & Gjermani)

Pepe (Real Madrid & Portugali)

Cristiano Ronaldo (Real Madrid & Portugali)

Luis Suárez (Barcelona & Uruguaj)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button