Sekretet e rregullimit Feng Shui, për të përmirësuar jetën tuaj në çift

Feng Shui është një art i lashtë kinez i cili beson se disa aspekte të jetës mund të përmirësohen ose të përkeqësohen varësisht nga rregullimi i gjërave në hapësirat rreth nesh. Nëqoftë se doni ta përmirësoni lidhjen tuaj ose të njihni ndonjë person të ri që do t’ju sjellë dashuri në jetën tuaj, atëherë ja se çfarë duhet të ndryshoni në shtëpinë tuaj.

# Këmbët e mobiljeve vëndoni mbi tepison
Asnjëherë mos e mbështetni tërë mobiljen në mur. Kombinimi i mobiljeve duhet ta shtojë komunikimin. Vëndoni të paktën këmbëzat e përparme të mobiljes mbi tepison, në këtë mënyrë do ta rrisni bisedën.

# Mbani artikuj të dyfishtë
Nëse doni të filloni ndonjë lidhje të re, asnjëherë mos mbani elemente tek. Largohuni nga vetia e vendosjes së një karrigeje në qoshet e dhomës, skulptura ose fotografi të vetme. E rëndësishme është të krijoni energji partneriteti mes jush.

# Vëndoni fotografi në mure
Për ta përforcuar lidhjen ose martesën tuaj, në muret e koridorit ose në vende tjera vëndoni fotografi të familjes suaj. Në dhomën e gjumit vëndoni fotografi vetëm të juve të dyve.

# Mbajeni tryezën e ngrënies në formë rrethore
Nëse doni që në shtëpinë tuaj të tërhiqni sa më shumë dashuri, kushtojuni më shumë dhomës së dytë më të rëndësishme në shtëpi ( e para është dhoma e gjumit). Tryezën e ngrënies vendoseni në atë mënyrë ku të gjithë anëtarët e familjes të mund të shihen mes vete. Do të ishte më mirë një tryezë e tillë, sepse rrethi paraqet bashkësinë.

# Largoni elementet negative
Dhoma e gjumit duhet të jetë e këndshme. Mbyllni të gjitha dyert që lidhen me dhomën e gjumit, siç janë dera e koridorit ose tualetit. Nëse në dhomë keni një pjesë për tu ulur, karriget vendosni përballë njëra – tjetrës. Kur dhoma bëhet më e madhe, njerëzit kanë tendencë që emocionalisht të largohen nga njëri – tjetri. Poashtu largoni elementet negative në dhomën e gjumit, si për shembull vepra arti ku shprehet agresivitet.

# Shtoni diçka që është ngjyrë rozë
Në Feng Shui, ngjyra rozë është ngjyrë e lidhjeve dhe për këtë shkak është më mirë të shfrytëzohet kur rregullohet dhoma e gjumit. Kjo ngjyrë simbolizon dashurinë, lumturinë, kënaqësinë dhe romantikën. Kjo nuk do të thotë se duhet që të gjithë dhomën e gjumit ta ngjyrosni me rozë, por që nuk është keq të shtoni disa detale me këtë ngjyrë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button