Lideri shiit irakian al-Sadr kërcënon ushtarët amerikanë

Lideri fetar shiit irakian Muqtada al-Sadr tha se 560 trupat shtesë amerikane që do të vendosen në Irak do të jenë “objektiv” nga përkrahësit e tij, raporton Anadolu Agency (AA).

Kërcënimet e Al-Sadr vijnë si përgjigje ndaj vendimit të Sekretarit amerikan të Mbrojtjes për të dërguar 560 trupa shtesë në bazën ajrore Qayara, në jug të Mosulit, të cilën kohë më parë forcat irakiane e morën nga pjesëtarët e organizatës terroriste DAESH.

Lideri shiit irakian në faqen e tij zyrtare të internetit të dielën shkurt pa ndonjë elaborim shkroi: “Ata për ne janë objektiv”.

Muqtada al-Sadr në periudhën nga viti 2003 deri në vitin 2011 u theksua si një luftëtar kundër ndërhyrjes amerikane. Kjo në Perëndim i shkaktoi shumë armiq, por në Irak fitoi statusin e heroit në mesin e popullatës shiite.

Në muajt e fundit, al-Sadr ka bërë fushatë për reforma dhe dhënien fund të korrupsionit qeveritar.

Kriza politike në Irak në fillim të marsit ka marrë në rritje të përmasave kur pasuesit e Muqtada al-Sadr organizuan një valë protestash masive jashtë Zonës së Gjelbër të Bagdadit me kërkesën që kryeministri Haidar al-Abadi të paraqesë kabinetin e ri qeveritar i cili do të përbëhet nga teknokratë, njerëz të panjollosur nga korrupsioni dhe radikalizmi sektar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button