I gjithë Reali në mbrojtje të Ronaldos (Video)

Bashkëlojtarët e Cristiano Ronaldos dhe trajneri Carlo Ancelotti i kanë dalur në përkrahje Cristiano Ronaldos. Pas kartonit të kuq ndaj Bilbaos, stafi madrilen e ka quajtur si të padrejtë përjashtimin e portugezit.

Carlo Ancelotti ka thënë se nga ajo që ka parë, kartoni i kuq ishte i ekzagjëruar. Xabi Alonso e ka quajtur të drejtë dhe real barazimin, por jo edhe përjashtimin e Ronaldos.

Marcelo ka deklaruar pas ndeshjes se Ronaldo nuk e meritoi të kuqin dhe se fajtor për këtë janë gjyqtarët.
Sergio Ramos ka thënë se lojtarët e Bilbaos e bënë të madhe këtë punë, edhe pse nuk kishte asgjë nga ajo ndërhyrje.

Lajme të ngjashme

Back to top button