Anketa dhe ekspertë në shërbim

[Recension: Rejtingu i Gruevskit më i lartë se sa i të gjithë politikanëve opozitarë së bashku] 

Cila është dobia nga publikimi i rezultateve të anketave të vjetra? Aq më tepër, çfarë qëllimi zbulohet kur në një përmbajtje mediatike publikohen vetëm komente që ndërlidhen me ato anketa, pa fituar fotografi të qartë se për çka bëhet fjalë, për shkak se nuk ka numra të qartë dhe të dhëna statistikore në bazë të të cilave mund të konstatohen trende dhe të krahasohen parametra?

Çështje të këtilla hap teksti që e recensojmë. Dhe për shkak se vetë teksti nuk ofron përgjigje në këto pyetje, atëherë mbetet konteksti, ose motivimi, që në këtë mënyrë të komentohen rezultatet jo të plota, jotërësore dhe joindikative.

Motivimi zbulohet në deklaratën e bashkëbiseduesit nga i cili janë kërkuar komente dhe i cili, në një pjesë të deklaratës së tij, thotë:

“Lideri i një partie mund të tërhiqet nëse ai me rejtingun e tij personal e tërheq partinë teposhtë, ose nëse përjeton humbje të madhe zgjedhore. Kur i lexova spekulimet mendova se shkruhet për Zaevin, duke pasur parasysh se ai ka rejting dyfish më të vogël se sa LSDM-ja. Në rastin e Gruevskit kjo absolutisht nuk është ashtu, ndërsa VMRO-DPMNE-ja me të në krye 10 vite fiton në të gjitha ciklet zgjedhore.”

07142016-Vecer-Grujo-RejtinLinku deri te artikulli origjinal: Рејтингот на Груевски повисок од сите опозициски политичари заедно

Data dhe koha e publikimit: 13.07.2016 – 17:04

Data e recensionit: 15.07.2016

Recensues: Zoran Bojarovski

Nga komentet e bashkëbiseduesit, që është shfrytëzuar si ekspert për interpretimin e anketave, nuk mund t’i shmangemi përshtypjes për anshmëri të plotë politike, dhe për këtë arsye, nuk mund të pritet analizë objektive eksperte. Madje me të dhëna të vjetra nga anketat, të cilat, aq më tepër, nuk janë prezantuar në mënyrë të plotë.

Prandaj, për shkak se kemi vetëm një burim, kemi pikëpamje të njëanshme të gjërave, dhe për pasojë edhe tekst të anshëm politik. Jo vetëm bashkëbisedues.

Ja një nga rekomandimet për atë se si duhet të shfrytëzohen anketat, që është marrë nga leksioni “Gazetarët shumë i duan anketat” që është publikuar në Shërbimin për verifikimn e fakteve në medie:

“Nëse mediumet nuk dëshirojnë të jenë vetëm propagandistë të partive të caktuara politike, ato jo vetëm që duhet t’i parashtrojnë të gjitha këto pyetje, por sondazhet duhet t’i paraqesin në kontekst të: përpiluesit të anketës (lidhja me ndonjë opcion të caktuar politik dhe kapacitet reale për kryerjen e anketës), procedurave të përdorura, historive të mëparshme dhe rezultateve nga anketat e ngjashme të kryera në të njëjtën periudhë. Vetëm atëherë informacioni i paraqitur në një studim të veçantë mund të pretendojë për objektivitet, dhe vendimi përfundimtar i vlerave të ofruara t’i lihet publikut.”

Në rastin e përmbajtjes mediatike që e recensojmë, publikut nuk i ofrohet mundësia që të vetë të gjykojë për rezultatet e anketës. Kjo nuk është praktikë e mirë gazetareske.

 

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button