Të gatshëm së pari për vetëveten

Me interesim të shtuar përcjellim ngjarjet politike në Turqi. U bëmë sy e veshë në përkrahje të demokracisë kundër kaosit dhe tragjedisë. Dhe, deri këtu është e arsyeshme dhe logjike. Sepse, çdo qytetar  i qytetëruar reagon njejtë ndaj ndryshimit të dhunshëm të pushtetit legjitim.

Por, tentativa e grushtit të shtetit në Turqi, nxori në sipërfaqe “dashurinë” dhe simpatinë e flaktë të disa shqiptarëve ndaj Turqisë, turqëve dhe parasegjithash ndaj Taip Erdogan. Disa shqiptarë  u shprehën të gatshëm ta mbështesin moralisht që do të thoja është e arsyeshme, por disa shkuan edhe më larg, duke grisur diplomat e shkollave ku kanë kryer shkollimin e tyre  që është për çdo kritikë, ndërsa disa u shprehën të gatshëm edhe për të luftuar kundër puçistëve. Është e drejtë individuale e secilit të mendoj, të flasë dhe veprojë në situata të caktuale por asësi nuk mund të identifikohet me atë që është  kolektive dhe në emër të një populli.

Por, unë dua të them atë se Turqia e cila ka 79,463,663  banorë ( pra afro 80 miljon) nuk ka aq shumë nevojë për ndihmën e shqiptarëve nga Shqipëria dhe Kosova e më së paku nga shqiptarët e Maqedonisë apo të  Preshevës sepse ne ( në Maqedoni dhe Preshevë) jemi në gjendje pothuaj  të mjerueshme. Dhe nëse hallexhinjtë krekosen – situata bëhet tragjiko komike.  Këtë e them nga shkaku se shqiptarët si popull i vogël, të ndarë e të përçarë, të vuajtur në vend dhe mërgim, të ndarë në 6 shtete fqinje dhe të shpërdarë në gjithë Evropën dhe gjithë kontinentet kanë probleme të pazgjidhura që ua cënojnë të drejtat elementare të tyre. Nëse duhet të jemi të gatshëm për diçka, për të mbrojtur demokracinë me mjete demokratikem kjo duhet të bëhet për vetëveten së pari.

Unë do të ndalem në një segment të thejshtë politik në Maqedoni sepse edhe këtu ndodhi “dashuria” e flaktë.

Turqët në Maqedoni, që nga pluralizmi i vitit 1990 i përfaqësojnë dy parti politike, Partia demokratike e turqëve (Makedonya Türk Demokratik Partisi me lider Kenan Hasipi  në koalicion me VMRO-DPMNE  dhe  Partia për lëvizjen e turqëve në Maqedoni lider i së cilës ka qenë ( tash nuk e di)  Erdogan Saraç e cila gjithnjë ka qenë në koalicion me LSDM-në.

Pra, politikisht, partitë politike turke në Maqedoni asnjëherë nuk kanë qenë në koalicion me partitë politike shqiptare në Maqedoni por vetëm me partitë politike maqedonase. Kjo do të thotë se politikëbërja turke në Maqedoni me apo pa instrukcione nga Turqia, ka qenë e vendosur në bllokun maqedonas. Nëse shikojmnë edhe investimet turke në Maqedoni, do të vërejmë se gjithçka rrotullohet rreth Shkupit, si “Sutash”, “Hacibadem”, “Skaj cyti”, Ramstor, Halk bank, …..e tjerë. Dhe kjo i ngjanë disi anekdotës “Unë të dua ty, a ti don një tjetër”.

Duke mos dashur aspak të  luhasë miqësinë me Turqinë dhe me popullin turk, me të cilët na lidhin miqësi familjare, na lidhë besimi islam, na lidhë tregëtia dhe  afërsia gjeografike, dua të shpreh qëndrimin tim intelektual se simpatia dhe dashuria e treguar dhe e tepruar për popull tjetër apo lider të një shteti të huaj, bie ndesh me normat ideologjike, kombëtare dhe patriotike të një populli i cili në pjesët e tij të ndara gjithnjë ndër shekuj ka luftuar  për barazi dhe ka kërkuar shetformësi.

Për fund, unë ua kam zilinë turqëve të Turqisë për guximin dhe vetëmohimin për të ruajtur shtetin e tyre. Do të kisha dashur që edhe shqiptarët në Maqedoni të sillen me shum dashuri dhe guxim ndaj kauzës kombëtare.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button