Turqi, qytetarët ftohen që të raportojnë në polici për profilet që mbështesin terrorizmin

Organet policore në Turqi kanë kërkuar nga qytetarët që të raportojnë për të gjitha profilet dhe faqet të cilat në rrjetet sociale mbështesin terrorizmin, raporton Anadolu Agency (AA)Drejtoria policore e Turqisë për shkak të rritjes së njoftimeve në rrjetet sociale që përmbajnë mesazhe propaganduese kundër qeverisë, me qëllim të rritjes së sigurisë, ka ftuar qytetarët që t’i kushtojnë kujdes asaj që shkruhet në internet dhe të lajmërojnë policinë nëse vërejnë së bëhet fjalë për mbështetje të terrorizmit.

Për këtë shkak nga qytetarët kërkuan që në adresa të caktuara të Drejtorisë të dërgojnë linqet, screenshot faqet dhe profilet që në rrjetet sociale mbështesin terrorizmin si dhe ato faqe dhe profile që publikojnë përmbajtje të ndaluar.

Kujtojmë se në mbrëmjen e së premtes në të shtunën një grup i ushtarëve pjesëtarë të organizatës terroriste FETO/PDY tentuan që të kryejnë grusht shteti, por falë reagimit të popullit dhe qeverisë kjo tentativë u parandalua.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button