Antikorrupsioni me paralajmërim publik për përplasjen e interesave ndaj këshilltarit të Komunës së Zhupës

Komisioni shtetëror për pengimin e korrupsionit (KSHPK) sot shqiptoi paralajmërim publik për Lavdrim Vejselovski. Komisioni duke vepruar sipas lëndëve nga fusha e përplasjes së interesave, konstatoi gjendje të përplasjes së interesave tek personi Lavdrim Vejselovski për shkak të shkeljes së nenit 9 nga Ligji për pengimin e përplasjes së interesave. Vejselovski, sipas KSHPK-së, krahas funksionit anëtar i Këshillit të Komunës Qendra Zhupë ka kryer edhe funksionin drejtues i shoqatës tregtare – ndërtimore, shoqatë prodhuese dhe shërbyese “Vejs-Kom” SHPK eksport – import Qendra Zhupë.

Duke vepruar sipas përcaktimeve nga Ligji për pengimin e përplasjes së interesave, dhe në drejtim të mënjanimit të gjendjes së konstatuar, Komisioni i është drejtuar Vejselovskit me kërkesë që në afat prej 15 ditëve, duke llogaritur nga dita e pranimit të kërkesës, vullnetarisht të heq dorë nga kryerja e njërës prej dy funksioneve të cilët i kryen njëkohësisht. Vejselovski nuk ka vepruar sipas kërkesës së Komisionit Shtetëror, kështu që në pajtim me nenin 23, pika 3 nga Ligji për pengim të përplasjes së interesave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button