“Të gjithë së bashku në rrugën deri te drejtësia”, projekti më i ri i Transparencë Maqedoni

Transparencë Maqedoni (TM), në bashkëpunim me shoqatën “Lupa e Gjerlbër” ka filluar realizimin e aksionin civil “Të gjithë së bashku në rrugën deri te drejtësia”, e cila është e mbështetur nga programi për zhvillim shoqërisë civile “Civika Mobilitas”, njofton Portalb.

“Më 14 qershor zyrtarisht ka filluar me punë zyra e komitetit për mbrojtjen e të drejtave të personave që konsiderohen si viktima të sistemit gjyqësor. Qëllimi i këtij aksioni është që të jepet kontribut në rritjen e ndërgjegjësimit publik në shtet për reformat në sistemin gjyqësor, por edhe për nevojën e proceseve të drejta gjyqësore pa diskriminim (politik, etnik, gjinor, seksual etj.). Për nevojat e aksionit do të fillojë të krijohet regjistër për çdo qytetarë që ndihet viktimë e sistemit gjyqësor, pa dallim nëse vet apo nëpërmjet anëtarit të familjes, do të mund të drejtohet deri te zyra, ku do të pranohet nga ana e personit administrativ”, thuhet në kumtesën e Transparencë Maqedoni.

Ashtu siç shkruhet në kumtesë, me këtë projekt për herë të parë do të bëhet analizë eksperte e pavarur e 12 aktgjykimeve gjyqësore, dhe nëpërmjet shembujve konkret do të definohen dobësitë e sistemit gjyqësor e cila është lëndë e kritikave të vazhdueshme.

Projekti është i hapur për të gjithë qytetarët, atë do ta prezantojnë organizatorët dhe do të zgjasë 18 muaj. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button