Shkëndija nëse kalon Neftçin mundë të luajë me Hertën e Bundesligës

UEFA sot në mëngjes ka nxjerr shortin e nëngrupeve për raundin e tretë të ndeshjeve kualifikuese të Ligës së Evropës dhe Ligës së Kampioneve.

Sigurisht që shqiptarët nga Maqedonia më së shumti u intereson Liga e Evropës, aty ku me sukses po garon ekipi i Shkëndijës së Tetovës, skuadër kjo që ka shanse të mëdha për kualifikim në raundin e tretë.

Tërheqja e shortit që do të bëhet sot në orën 13:00, Shkëndija tani më i ka mësuar emrat e gashtë ekipeve që mundë të jenë kundërshtarë të mundshëm të tyre në raundin e tretë.

Padyshim se ndër ekipet më të forta është këtu Herta e Berlinit që garon në Bundesligën e Gjermanisë, Rapidi i Vjenës së Austrisë, Rijeka e Kroacisë, Aruka e Portugalisë, Mllada Bolesllav nga Çekia dhe më i miri në duelin Genku i Blegjikës – Buduçnosti i Malit të Zi. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button