“Business Insider” liston 5 vende që duhen vizituar në Shqipëri

E rrethuar nga pamje fantastike të maleve dhe detit të kaltër, nuk i mungon asgjë për të qenë një mrekulli, madje është fatkeqësi që nuk është kthyer ende në një vend referencë për turistët. Kështu e nisë shkrimin e saj për Shqipërinë revista “Business Insider”. Sipas revistës nuk ka kohë më të mirë se tani, për të vizituar Shqipërinë dhe liston 5 vende që duhen vizituar.

Artikulli “Business Insider” e cilëson Beratin si xhevahirin në kurorën e Shqipërisë. “Pushtimet e vazhdueshme të Beratit e kanë lënë vendin me një miks të arkitekturës. Turqit sollën influencën e tyre dhe të njëjtën gjë bënë edhe komunistët. Një shkrirje interesante e stileve që është e këndëshme si për syrin edhe për kamerën”.

Parku kombëtar i Valbonës ofron alpinizëm dhe kamping fantastik. Akomodimi nis nga 20 dollarë për natë. “Shqipëria po bëhet një pikëz e vogël në hartë për turistët nga gjithë bota”, vazhdon artikulli. Mënyra tradicionale e jetës po ndryshon ngadalë dhe fermerët tani janë në kërkim të një aventure të re.

Një udhëtim përgjatë liqenit të Komanit është i krahasueshëm vetëm për një udhëtim me fjordet norvegjeze. Liqeni i Komanit është rruga më piktoreske për të udhëtuar në Parkun Kombëtar të Valbonës nga Shkodra. Rruga ofron një pamje fantastike të “Bjeshkëve të Namuna”, shkruan artikulli.

Qyteti i vogël i Himarës ofron ushqimet më të freskëta të detit, dhe është një vend i qetë që laget nga deti “Jon”. Ndërsa për “Jalën”, artikulli e cilëson si “Ibiza e Shqipërisë”. Plazhi, uji i kristaltë dhe baret nuk kanë asnjë lidhje me qetësin e fshatrave përreth.

Ndërsa për Tiranën, “Business Insider” shkruan se është ndoshta qyteti më unik i Europës. Tirana është qendra e jetesës shqiptare. Djemtë dhe vajzat janë të veshur trendi dhe ecin në rrugët mes trafikut kaotik si në çdo kryeqytet tjetër evropian. Kjo është shtëpia e jetës së natës, veçanërisht zona e Bllokut, e cila kjo pjesë e qytetit më parë i rezervuar vetëm elitës së vendit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button