Pyetja e vetme që duhet t’i bësh vetes sa herë do të blesh një veshje të re

Në të gjitha kemi një pikë të përbashkët: është ajo pjesa kur je në një dyqan, shikon diçka të bukur dhe do ta kesh patjetër në gardërobë – derisa e vendos në varëse, e sheh për një kohë të gjatë, nuk e vesh, madje e ke akoma me etiketë. Të duket një situatë familjare kjo? Epo, nuk je e vetmja, përfundimisht. Megjithatë, është një mënyrë mjaft e thjeshtë që të bën të mendohesh dy herë para se të blesh diçka të re dhe të mos përsërisësh të njëjtën gjë përjetësisht, shkruan RevistaClass.

Është vetëm një pyetje e thjeshtë, në fakt: “A mund ta vesh këtë të paktën tri herë më shumë se veshjet e tjera të të njëjtit lloj, a mund ta kombinoj me tri veshje të tjera?” Nuk është pyetje e vështirë, kur mendon se sa shumë veshje të ngjashme si ajo që ke parë ke në dollap dhe sërish, sapo sheh diçka të re, e do patjetër. Atëherë, duhet të numërosh deri në 3 dhe të presësh. Nëse nuk ia bën këtë pyetje vetes para se të blesh diçka të re, shanset janë që të shtosh në gardërobë edhe një veshje tjetër që do të qëndrojë aty për një kohë të gjatë me etiketë, ashtu si shumë të tjera.

Herën tjetër që do të blesh diçka të re, nëse është një bluzë, sigurohu edhe që të gjesh tri mënyra kombinimi me veshjet që ke në gardërobë. Nëse nuk mund ta bësh këtë, atëherë më mirë lëre – me shumë mundësi nuk do ta veshësh asnjëherë.

E njëjta gjë duhet të ndodhë edhe për këpucët dhe çantat – mund të pëlqesh një palë këpucë, por nëse kërkojnë një fund apo pantallona specifike dhe ti nuk i ke, është e vështirë të gjesh tonet e duhura të ngjyrave të tyre.

Duke menduar për t’i pasur veshjet dhe aksesorët shumëfunksionale, do t’i japësh mundësi vetes edhe të kufizosh blerjet pa limit nëpër dyqane. Nëse e praktikon rregullin “tri herë”, që është një mënyrë e mirë për ta frenuar veten, atëherë do ta kesh më të thjeshtë veshjen çdo mëngjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button