Boçvarski: Të pasigurta rrugët në Maqedoni

LSDM-­ja opozitare e kritikoi gjendjen e rrugëve në shtet dhe vlerëson se janë të pasigurta dhe në gjendje më të keqe në Ballkan.

“Në analizën e BE­së për cilësi dhe siguri të rrugëve madje 39 për qind e rrugëve në vend janë vlerësuar si të pasigurta dhe të shënuara me pika të zeza. Maqedonia në rajon është pas Kosovës, BeH­së dhe Serbisë”, tha sot në konferencën për shtyp Bllagoj Boçvarski, kryetar i Komisionit për transport dhe lidhje dhe anëtar i këshillit ekzekutiv të LSDM-­së.

Sipas Boçvarskit, “korrupsioni dhe krimi drejtëpërdrejtë ndikojnë në gjendjen e keqe të rrugëve që marrin shumë viktima”.

“Në BE në dy milionë banorë mesatarja e viktimave nëpër rrugë është 98. Në Maqedoni numri i viktimave është rreth 150 persona në vit, por ndonjëherë ky numër arrin edhe mbi 170 persona”, theksoi Boçvarski, duke shtuar se vazhdimisht apelojnë se “duhet të investohet nëpër rrugë, në sigurinë e qytetarëve, e jo në përmendore”.

LSDM-­ja, theksoi Boçvarski, kur do të vijë në pushtet parashikon investime prej 3 miliardë euro në infrastrukturën rrugore për 10 vite. Maqedonia do të jetë sërish në krye në rajon, ndërsa qytetarët do të lëvizin nëpër rrugë të reja dhe të sigurta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button