Peticion: Todorov të pijë një gotë ujë nga Liqeni i Dojranit

Deklarata e ministrit të Shëndetësisë, Nikolla Todorov, se uji i Liqenit të Dojranit është i pastër, ka shkaktuar internet – peticion në të cilën kërkohet që ministri të pijë një gotë ujë nga liqeni, njofton Portalb.

“Pasi që veprat janë më të zëshme se sa fjalët, kërkojmë nga ministri që t’u jep fund dilemave të qytetarëve dhe solemnisht të pijë një gotë ujë nga Liqeni i Dojranit që të na tregojë se këtë vit pa-problem mund të bëjmë plazh në liqe. Nëse nuk do të pijë ujë, është e pranueshme edhe zhytje disaminutëshe në ujë”, thuhet në internet – peticionin, të cilin tani për tani e kanë nënshkruar 156 persona.

Më parë, Inspektorati Shtetëror deklaroi se uji në Liqenin e Dojranit është i pasigurt për t’u larë dhe për këtë u soll ndalesë për në katër 4 plazhe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button