Arsenali, 60 mln Euro plus Giroud për Higuain

Sirena angleze për Gonzalo Higuain. Arsenali është vënë në ndjekje të sulmuesit të Napolit dhe për të arritur tek argjenitnasi, Topcinjtë janë të gatshëm të ofrojnë 60 milionë Euro plus kartonin e Oliver Giroud, transmeton Supersport.

Ofertë kjo që ka vënë në vështirsi presidentin e të kaltërve Aurelio De Laurentis, i cili dhe e sheh si të pamundur qëndrimin e sulmuesit dhe për sezonin e ardhshëm. Më herët në dyert e Napolit kishte trokitur dhe Atletico Madrid, por oferta e “Los Cholconeros” është refuzuar menjëherë.

Një tjetër kandidate që kërkon të ketë në dispocizion shërbimet e Higuain është edhe skuadra e PSG, që është e gatshme të paguajë dhe klauzolën e sulmuesit 94 milionë Euro. Lamtumira duket e pashmangshme, por largimi i El Pipita mund t’i jetë dhe një bonus i madh për Napolin dhe trajnerin Maurizio Sarri, i cili me një shumë të tillë mund të përforcojë skuadrën me disa futbollistë cilësorë dhe emrat nuk mungojnë.

Në krye të listës së trajnerit Sarri qëndron sulmuesi i Ajaxit, Arkadiusz Milik. Ditët e ardhshme duket se do të jenë vendimtare për të ardhmen e Higuain, i cili me gjasa sezonin e ardhshëm do të mbajë veshur një tjetër fanellë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button