Nga shtatori shtrenjtohen biletat e autobusëve privat në Shkup

Nga shtatori qytetarët do të paguajnë më shtrenjtë gjatë udhëtimit me autobusët privat. Biletat nga 25 denarë do të shtrenjtohen në 35 denarë, dhe ky çmim do të vlejë për të gjithë autobusët.  Përveç kësaj risia tjetër është se nga shtatori fillon aplikimi i kartelave elektronike në vend të atyre të letrës, njofton TV21.

Një pjesë e shoferëve të autobusve privat thonë se nuk dijnë se  a do të ketë rritje të çmimit. Sipas tyre, nga shtatori ata do të paguhen vetëm për kilometrat që bëjnë, ndërsa pjesa tjetër e fitimit shkon në arkën e Qytetit të Shkupit.

Pronarët e autobusëve privat ankohen se nëse fitimin më të madh e merrë Qyteti i Shkupit, atëherë kush do të mbulojë harxhimet për mirëmbajtjen e autobusve.

Nga NQP theksojnë se me sistemin e ri të kartelave elektronike do të evitohen shtyrjet dhe do të shkurtohet koha e hyrjes së udhëtarëve në autobus. Në rast se dikush nuk posedon kartelë elektronike, atëherë shoferi bën pagesën dhe udhëtarit i jep llogarinë fiskale. Këto ndryshime do të aplikohen nga muaji shtator. Një pjesë e autobusve privat kanë vendosur pajisjet elektronike për pagesën e biletave. Ato theksojnë se kanë paguar nga 1400 euro për blerjen e tyre, por megjithatë projekti ende nuk ka filluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button