Shkëndija fillon përgatitjet për duelin me Neftçin

Ekipi i Shkëndijës nga Tetova ka lënë pas vete tani më përfaqësuesin e Polonisë në Liga Evropa, MKS Krakovia, duke e eliminuar me dy fitore (2:0 dhe 2:1) dhe me rezultat të përgjithshëm 4:1. Suksesi u arrit, historia u shkrua, por ‘kuqezinjtë’ dëshirojnë të vazhdojnë të shikojnë përpara dhe vëmendja tani kthehet në ndeshjen e rundit të dytë dhe dy përballjeve me ekipin Neftçi nga Azerbajxhani.

Kuqezinjtë tani më në Tetovë i kanë filluar përgatitjet për sfidën e parë, e cila më 14 qershor do të zhvillohet në Baku të Azerbajxhanit. Ndeshja luhet të enjten me fillim në orën 20:00 sipas kohës lokale në Azerbajxhan (ora 18:00 sipas kohës në Maqedoni). Ndërkohë ndeshja e kthimit do të luhet me 21 korrik në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup, me fillim në orën 20:00. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button