Qeveria me borxh të ri prej 650 milionë euro

Qeveria lëshoi euro-obligacion të ri në vlerë prej 650 milionë euro. Vendimi i këtillë dje është shpallur edhe në Gazetën zyrtare, njofton Alsat M.

Me këtë, pushteti për vetëm disa muaj vendin e fut në borxh me 920 milion euro. Euro-obligacioni i ri i publikuar në Gazetën zyrtare do të realizohet në vitin 2016, ndërsa paratë do të shfrytëzohen për mbulimin e de‐citit buxhetor për këtë dhe për vitin tjetër si dhe për mbulimin e borxheve të vjetra. Euro-obligacioni do të paguhet për 10 vite, ndërsa do të lëshohet përmes përfaqësisë së Dojçe Bank në Londër.

Në vendimin e qeverisë thuhet se euro-obligacioni do të ketë kuotë dhe me to do të tregtohet në bursën e Irlandës për letra me vlerë. Interesin do ta paguajë Ministria e financave edhe atë njëherë në vit nëse euro-obligacioni lëshohet në euro ose në gjysmë viti nëse ajo është në dollarë. Gjatë mëngjesit të sotëm edhe Agjencia me renome botërore Rojters informoi se duke filluar nga e hëna, 11 korrik, do të organizohen një sërë takimesh me investitorë në Britaninë e Madhe dhe në SHBA. Ndaj kësaj menjëherë reaguan një pjesë e partive politike në vend. LSDM me qëndrim se ministri Minovski ka vendosur të bëhet kamikaz i gatshëm ta shkatërrojë Maqedoninë, ekonominë dhe qytetarët me urdhër të padronit të tij Gruevski.

Të gjitha euro-obligacionet e kësaj garniture qeveritare:

175 milionë euro në vitin 2009

500 milionë euro në vitin 2014

270 milionë euro në vitin 2015

650 milionë euro në vitin 2016

Gjithsej 1 miliardë e 595 milionë euro pa kamatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button