Ja cilat janë propozimet e shoqërisë civile për “reformat urgjente demokratike”

Një grup i organizatave qytetare dhe ekspertëve përpiluan, siç thonë ata, propozim për reforma urgjente të cilat kanë për qëllim t’i kthejnë standardet dhe vlerat demokratike në Maqedoni, duke e kthyer në këtë mënyrë edhe besimin e qytetarëve në institucionet kyçe shtetërore, raporton Portalb.

“Qëllimi i këtij dokumenti është që të propozojë masa për zbatim të reformave urgjente të cilat do të krijojnë kushte për zgjedhje të lira, të drejta dhe kredibile. Duke e pasur parasysh nivelin e robërimit të shtetit nga ana e partive në pushtet, konsiderojmë që mënyra më e mirë që i përshtatet qëllimit është që masat e propozuara t’i zbatojë Qeveria Eksperte, e cila plotësisht do t’i përmbahet parimit “së pari reforma e pastaj zgjedhje”. Dokumentin që po e prezantojmë sot është një tekst konciz i cili e paraqet zërin e aleancës së shoqërisë civile për drejtimin në të cilin duhet të lëvizin ndryshimet kyçe demokratike. Konsiderojmë që ky dokument do të pranohet në tërësi. Pranimi i një pjese të dokumentit dhe refuzimi i një pjese tjetër, nuk do të çojë në efektin e dëshiruar. Është e nevojshme që të sigurohet përfshirje substanciale të shoqërisë civile në vlerësimin e gjendjes së institucioneve, por edhe në monitorimin dhe evoluimin e zbatimit të këtyre reformave. Përfshirje duhet të ekzistojë në të gjitha nivelet e Qeverisë, përfshirë edhe organet e pavarura, mbikëqyrëse dhe rregullatore”, thonë nga shoqëria civile.

Kjo iniciativë, nuk është pjesë e një projekti zyrtar dhe nuk është përkrahur financiarisht nga asnjë fond vendor ose i huaj. Kjo është shprehje vullnetare e një pjese të organizatave qytetare, shoqërisë akademike dhe ekspertëve në lëmi të ndryshme.

Nga shoqëria civile u bëjnë thirrje organizatave qytetare dhe lëvizjeve të ndryshme, por edhe partive politike që ta përkrahin iniciativën dhe të japin kontributin e tyre në drejtim të përmirësimit të këtij dokumenti, transmeton Portalb.

Më poshtë mund t’i lexoni propozimet për masat më të rëndësishme të planit për reforma urgjente demokratike që i propozon: Asociacioni Qytetar “MOST”, Instituti për Demokraci “Societas Civilis” (ISDSCS), Instituti për Politika Evropiane (EPI), Instituti për Studime të Komunikimit (ISK), Qendra Maqedonase për Arsimim Evropian (QMAE), Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni (FSHHM), Komiteti Maqedonas i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut (KMH), Qendra për Analiza Ekonomike (QAE), CIVIL – Qendra për Liri, Branimir Jovanivq dhe Dragan Gocevski.

Financat publike dhe ekonomia: Kthimin e disiplinës fiskale dhe vendose të transparencës fiskale, përcjellë Portalb.

Gjyqësi: Të sigurohet transparencë adekuate dhe paanshmëri në punën e institucioneve nga sistemi gjyqësor, masa për të garantuar punën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP).

Lufta kundër korrupsionit: Përgjegjësi nga udhëheqësit e institucioneve të cilët kanë lejuar përhapjen e korrupsionit në nivel të lartë; përforcim të integritetit të institucioneve; reformë  e mënyrës së financimit të partive politike.

Zgjedhjet dhe sistemi zgjedhor: Reformim të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, pastrim i Listës Zgjedhore dhe ndarje të shtetit nga partitë politike.

Media: pavarësi të trupit rregullator dhe mediave nga ndikimi politik, autonomi dhe pavarësi institucionale të Shërbimit të Transmetimit Publik; ndalim të gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit nëpër media; rritja e nivelit të sigurisë së gazetarëve.

Administrata Publike: Të mos lejohet keqpërdorimi i administratës në kohën e zgjedhjeve; transparencë të rritur/publikim të të gjitha vendimeve qeveritare 24 orë pas seancave; qasje të plotë deri te informacion me karakter publik; barazi dhe siguri ligjore për procedurat administrative; shqiptimi i gjobave të bazohet në proporcionalitet .

Kontrolli mbi policinë dhe agjencitë për siguri, zbulim dhe kundërzbulim: Të sigurohet kontroll i jashtëm civil kredibil dhe efektiv mbi policinë dhe shërbimet sekrete si dhe përkrahje të grupit ekspert të punës në Këshillin e Evropës dhe MPB-së për përcaktimin e modelit.

Kuvendi: Përforcim të mekanizmave për kontrolle parlamentare, transparencë dhe përfshirje të opinionit, tejkalimit të dobësive në procedurën e miratimit të ligjeve dhe efektiviteti i diskutimeve parlamentare.

Shoqëria Civile: Zvogëlim të pragjeve ligjore për të gjitha llojet e pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë civile; sigurim të një kornize ligjore për të drejtën për të protestuar në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Mbrojtja sociale, mirëqenia dhe qëndrueshmëria: Përcaktim të mangësive kritike të sistemit të mbrojtjes sociale dhe qëndrueshmëria: Përcaktim të mangësive kritike të sistemit të mbrojtjes sociale dhe futjen e mbikëqyrjes në procedurat e ndarjes së ndihmës financiare sociale; qasje ndërsektoriale në përpilim e akteve strategjike dhe planeve të veprimit për ballafaqimin me varfërinë, pabarazinë dhe mospërfshirjes.

Arsimi dhe politikat rinore: Vendosjen e qasjes së integruar për kontroll të cilësisë së arsimit, tërheqje të ligjeve për akademi të mësimdhënësve dhe themelimin e universitetit “Damjan Gruev”, përmirësim të organizimit të nxënësve dhe të studentëve, ndalim të planeve të reja të strategjisë për të rinj dhe ndalim të përhapjes së institucioneve të arsimit të lartë.

Mjedisi jetësor: Ndryshime sistematike për t’u mundësuar përdorim adekuat dhe i eko-taksave të mbledhura, me qëllim që të mbrohet mjedisi jetësor dhe implementim i ligjit të Bashkimit Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button