“Fortesa” ngeli te Pop – Stefanija, Gjykata e Apelit e refuzoi ankesën e PSP-së

Gjykata e Apelit të Shkupit e ka refuzuar ankesën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) të vendimit të kryetarit të Gjykatës Penale, të mos e pranojë kërkesën për përjashtimin e gjykatëses Aleksandra Pop – Stenfanija për rastin “Fortesa”, njofton Portalb.

Gjykata e shkallës së dytë e ka refuzuar ankesën e PSP-së, sepse sipas tyre, ka qenë e pabazë dhe e ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore Shkupi 1.

“Duke vepruar sipas ankesës së Prokurorisë për ndjekje të veprave penale të lidhura dhe të cilat rrjedhin nga ndjekja e paligjshme e komunikimeve (PSP) kundër vendimit të kryetarit të Gjykatës Penale, Gjykata e Apelit Shkup, sot, ka dorëzuar vendim me të cilin ankesa e PSP­-së refuzohet si e pabazë, ndërsa vendimi i gjykatës së shkallës së parë për mospranimin e kërkesës për përjashtim të gjykatësit të procedurës paraprake, vërtetohet”, theksohet në kumtesën e Gjykatës Penale të Shkupit.

Përndryshe, më 23 qershor të këtij viti, gjykatësja Pop – Stefanija e ka ndaluar dëgjimin e të dyshuarve të rastit “Fortesa”, pas kërkesës së PSP-së për përjashtimin e saj nga kjo lëndë.

Kërkesa për përjashtimin apo për ndryshimin e gjykatëses në fjalë erdhi pasi që ajo nuk i ka pranuar kërkesat për paraburgim dhe për masat e kujdesit të PSP-së kundër ish kryeshefit të Drejtorisë së Pestë të DSK-së, Goran Grujovski, ish ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe tre të dyshuarve të tjerë në rastin “Fortesa”.

Nga PSP atëherë deklaruan se bëhet fjalë për vendime absurde dhe konstatime të palogjikshme. /Portalb

LEXO NË LIDHJE ME TEMËN:

Prokuroria Speciale kërkon përjashtimin e Pop – Stefanijas, Gjykata ka tre ditë të vendosë

Padi penale nga LSDM për gjykatësen Pop Stefanija për rastin “Fortesa”

Rasti “Fortesa” – Jankulloska dhe katër persona, të dyshuar për shkatërrim të mjeteve për përgjim

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button