Anketë, Ja çfarë po lexojnë studentët gjatë pushimit veror

Tani që ligjeratat e rregullta universitare kanë mbaruar, studentët kanë më shumë kohë të lëxojnë edhe libra jashtë programeve studimore. Disa studentë tashmë janë duke i lexuar librat që i kanë në listat e tyre, ndërkohë që disa të tjerë janë duke lexuar libra të ndryshëm, porse nuk kanë bërë ndonjë listë konkrete me libra që do t’i lexojnë gjatë kësaj periudhe kohore. Në anketën e realizuar nga Portalb, ata treguan se çfarë janë duke lexuar aktualisht dhe se çfarë do të lexojnë në ditët në vijim. Njëherit Portalb ju këshillon që këtë anketë ta kuptoni si artikull me sugjerime.

“Në periudhën e pushimeve verore, interesimi është më tepër në librat të cilat janë të lehtë për t’u lexuar. Personalisht meqë jam i angazhuar edhe me punë më pëlqejnë të lexoj shumë biografitë dhe librat historikë mbi personazhe të famshme.”-deklaroi Zekirja Mexhiti, student në Fakultetin Ekonomik pranë Universitetit FON, Kam planfikuar të filloj me librin “Alkimia e lumturisë” nga Muhammed el-Ghazali, dhe pas kësaj “Steve Jobs” libri që zbulon sekretet e burrit të Apple e shkruar nga Walter Isaacson“.

 “Po, jam duke lexuar “Emri i trëndafilit” nga Umberto Eko.”– tha një studente e Fakultetit Juridik, dega Gazetari dhe media në USHT, “Po, kam bërë një listë të librave që do t’i lexoj, ndër to “Rrënjët e gazetarisë”  nga Oya Tokgöz Kudsi dhe “Për t’u berë gazetar së pari duhet të bëhesh njeri” nga Atilla Girgin (libra në gjuhën turke), “Media dhe gjeopolitika e një konflikti etnik” nga Aurora Ndrio Karameti dhe për në fund një libër fetar “Kudsi mes dy premtimeve” nga Selim ibn el Hilali dhe Sefer Havali (dy të fundit në gjuhën shqipe).”

Lexim vere
Lexim vere

Po, jam duke lexuar librin Islami në qendër të vëmendjes” nga Zakir Naik.tregoi Eljesa Ziberi, studente në USHT, në Fakultetin Teknologji ushqimore dhe te ushqyerit, Jo, ende nuk kam bërë listë të librave që do t’i lexoj.”

 “Po, aktualisht jam duke e lexuar “7 zakonet e njerëzve të suksesshëm” nga Stephen R.Covey”tha Aurora Aliu, studente në IBU, Fakulteti i Komunikimeve, Drejtimi Marrëdhëniet me Publikun, “Liste konkrete nuk kam, por ja kam vërë vetes si detyrë që 4 libra ti mbaroj brenda 4 muajve. Librat janë këta: “7 zakonet e njerezve te suksesshem”, “Moral courage” nga Rushworth M. Kidder, “Speechcraft” nga Brant Oberg dhe “Enver Hoxha” nga Blendi Fevziu.”

“Librin që jam duke e lexuar është “Gjuetari i Balonave” nga Kahled Huseini. Po planifikoj ta lexoj dhe nje libër tjeter, “Rregullat e Gotit” një prodhim nga Living i botuar në Shqipëri.”– tha Lindim Dibra, student në studime postdiplomikeFakultetin e Administrimit Publik në SEEU dhe shtoi “Nuk e kam bërë ndonjë listë. Ndoshta nga anketa juaj mund të zgjedh ndonjë libër të sugjeruar.”

 “Gjatë pushimit i kam lexuar këto libra: International Relations- A Very Short Introduction” nga autori Paul Wilkinson, “Political Philosophy” nga Jonathan Wolff, “Enver Hoxha” nga Blendi Fevziu, “Kadare në Psikoanalizë” nga Arnela Domi, “Macedonia and Greece” nga John Shea, “1984” nga George Orwell.”-tha Ilir Baftjari, student në Fakultetin Juridik “Justinijan i Parë” pranë Univerzitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, “Kam plan të lexoj: “Flow” nga Mihaly Csikszentmihalyi, “Crime and Punishment” nga Fyodor Dostoevsky, “The New Hotel Hampshire” nga John Irving, “Law School Confidential” nga Robert Miller, “On Liberty” nga John Stuart Mill, “Honest Signals” nga Alex Pentland, “Century’s Son” nga Robert Boswell.

“Ndërsa tani jam kah fundi me lexim të librit “Long Walk to Freedom”  nga Nelson Mandela-shtoi Baftjari.

“Jam duke e lexuar librin Rëndësia e familjes në Islam” nga Amer Halid-tha një student i vitit të katërt në Fakultetin e Ndërtimtarisë, në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, “Listë nuk kam bërë, kam plan të mësoj për provime dhe do punoj pak si praktikant në një firmë. Mendoj se nuk do të kem kohë për libra të tjerë.”

Ndryshe, një studim nga hulumtuesit e Universitetit të Sussex-it (në vitin 2009) tregoi se gjashtë minuta lexim përpara se të flini zvogëlon stresin me 68%. Kështu nëse gjatë ditës nuk keni kohë të shfletoni një libër, kushtojini leximit vetëm 6 minuta nga koha juaj dhe përfitimet do të jenë mahnitëse! Lëreni celularin, tabletin apo laptopin dhe merrni një libër! Jo vetëm që do të ndiheni më të qetë , por me shumë gjasa pas pak kohësh do të ndiheni më zgjuar./Portalb.mk

 LEXO: Librat që duhet lexuar gjatë verës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button