Bejli: Është absurde se SHBA­ja e destabilizon Maqedoninë

Ambasadori i SHBA-së Xhes Bejli ka reaguar në akuzat e mediave për përzierjen amerikane në punët e brendshme dhe për përpjekjet për destabilizim të Maqedonisë.

“Ne në Ambasadën amerikane në Shkup shpesh shohim tregime në media për disa teori të komplotit dhe akuzave për përzierjen amerikane në punët e brendshme të Maqedonisë për për aksione për destabilizim të vendit. Besojmë se shumica e qytetarëve të Maqedonisë, si dhe ne e njohim absurditetin e këtyre tregime. Si dhe të jetë pas disa pretendimeve për programet dhe të punësuarit tanë, më lejoni t’ua sqaroj këto punë veçanërisht rreth përkrahjes sonë për qeverisjen e së drejtës. Ne jemi shumë të hapur për programin tonë dhe për përfshirjen tonë”, citon Bejli në Facebook­un e ambasadës amerikane në Shkup.

Në 15 vitet e fundit, potencon ai, Qeveria amerikane ka kontribuuar me më shumë se 55 milionë dollarë për zhvillimin e kapaciteteve të gjykatave të Maqedonisë, gjykatësve, prokurorëve, avokatëve të mbrojtjes dhe policisë që ato të mund t’i kryejnë mandatet profesionale, transparente, efikase dhe me kredibilitet.

Sipas tij, më shumë se 600 gjykatës, 300 prokurorë publik, 150 avokatë të mbrojtjes dhe mbi 2.000 anëtarë të forcave të sigurisë kanë pasur interes me këto përpjekje.

Me shikim të rolit kyç në vendosjen e përgjegjësisë juridike, ashtu siç citon ai, SHBA-­të e përkrahin PSP­-në me trajnim dhe ndihmë njejtë siç i kanë ndihmuar më parë sistemit juridik të Maqedonisë, Prokurorisë Publike dhe policisë nga pavarësia e Maqedonisë deri më sot.

“Ky angazhim e reflekton përkushtimin tonë të thellë të qeverisjes të së drejtës që t’u ndihmojmë nejrëzve në Maqedoni ta zgjidhin këtë krizë aktuale, të zhvillohen institucionet e fuqishme demokratike, duke lëvizur drejt anëtarësimit në BE dhe NATO. Ky përkushtim mbetet i fuqishëm”, shkruan Bejli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button