Lëvizja BESA: Shkurtimi i fondeve IPA – mesazh ogurzi për Maqedoninë

“Pasi që qeverisja VMRO-BDI përfundimisht u dëshmua si pushtet antieuropian dhe skajshmërisht i korruptuar, por edhe refuzues ndaj rekomandimeve të miqve evropianë, Bashkimi Europian dje dërgoi mesazhin se ka vendosur të shkurtojë fondet IPA edhe për 69 milionë euro. Nga ky shkurtim do të pësojë veçmas korridori 8 dhe 10, që janë të lidhura me komponentin 3 të fondeve IPA”, thuhet në reagimin e Lëvizjes BESA.

Sipas tyre, përgatitja joprofesionale, përfitimet personale të qeveritarëve, mungesa e cilësisë së realizmit të punimeve që duhet t’u përmbahen standardeve te Brukselit, si dhe menaxhimi financiar jopërkatës dhe llogaridhënia të dobët, e ka detyruar Bashkimin Evropian t’i shkurtojë këto fonde për vitin 2016 dhe, madje si[ shtojnë ata, të vihet në pikëpyetje edhe vazhdimi dhe realizimi i këtyre fondeve.

“Kështu edhe më tej vështirësohet gjendja, ndërsa prognozat në të ardhmen e afërt e potencojnë edhe mundësinë e shkurtimeve të tjera nga gjithsej 664.2 milionë euro të ndara për Maqedoninë me Fondet IPA II për periudhën 2014-2020.

Duke gjykuar se qeverisja VMRO-BDI po e përmbys ardhmërinë e qytetarëve dhe po e rrënon perspektivën evropiane të saj, Lëvizja BESA ngre alarmin se gjendja është jashtëzakonisht serioze dhe se ky pushtet patjetër duhet të përfundojë.  Ndërkaq Lëvizja BESA, duke u bazuar në platformën e saj politike, angazhohet që – përmes menaxhimit strategjik financiar dhe llogaridhënies së plotë – t’u përmbahet kërkesave të përcaktuara me Rregullativën e Përgjithshme të aprovuar na Komisioni Evropian në vitin 2014 për vendet që janë në procesin e integrimit në familjen e Bashkimit Evropian”, përfundojnë nga Lëvizja BESA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button