Rama i thotë jo propozimit të PD

Propozimi i Partisë Demokratike ka sjelle edhe reagimin e kryeministrit. Përmes nje postimi ne facebook Edi Rama i ka kthyer përgjigje opozitës, duke u shprehur se nga vendet e rezervuara PD po shkon drejt vendeve te blinduara, transmeton Vizion Plus.

Për liderin e mazhorances zgjidhja e re qe po kërkojnë demokratet nuk përfshin ne përzgjedhjen e prokuroreve dhe gjyqtareve nga organet e pavarura edhe ndërkombëtaret, por vete partitë politike, gjë e cila ka ne përfundim te saj kapjen e sistemit. Rama shprehet se vijën e kuqe per te gjetur keto lloj zgjidhjesh nuk e ka hequr ai, por Uashingtoni dhe Brukseli. Kryeministri pyet opozitën se mos ndoshta janë ndërkombëtaret qe nuk e duan reformën ne drejtësi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button