Shkëndija një hap drejt suksesit tjetër historik

Futbollistët e Shkëndijës dje në mbrëmje kanë zhvilluar seancë stërvitore në stadiumin “Marshal Jozef Pilsudski”, që ishte e fundit para ndeshjes së kthimit të xhiros së parë të eliminatoreve për Liga Evropa kundër Krakovias. Për dallim nga ndeshja e parë kur Krakovia shihej si favorit, epërsia 2:0 ndryshon rolet dhe nga ekipi polak shikojnë me më shumë respekt këtë përballje. Gjithsesi, humbja e pësuar në Shkup sikur ka ulur entuziazmin e publikut dhe raportet e vendasve thonë se nuk do të realizohen pritjet për të mbushur tribunat deri në vendin e fundit.

Shkëndija duket maksimalisht e përgatitur për të bërë punën në mënyrën më të mirë. Futbollistët në stërvitje kanë shfaqur seriozitet maksimal dhe stafi teknik kërkon tu imponojë të gjithëve se përballja e dytë është një histori e re në të cilën duhet të merret rezultat pozitiv për të bërë realitet dëshirën dhe objektivin për të kaluar në raundin e dytë. Një gjë e tillë do të ishte historike për Shkëndijën dhe secili prej futbollistëve dëshiron të jetë pjesë e këtij momenti të veçantë për skuadrën ‘kuqezi’.

Pikërisht këtë mendim e ka edhe kapiteni i skuadrës Ferhan Hasani i cili mes therash ka thënë se në ekip të gjithë janë të vetëdijshëm se i pret një ndeshje e vështirë.

Takimi i dytë i xhiros së parë eliminatore të Liga Evropës ndërmejt Krakovias dhe Shkëndijës zhvillohet të sonte në stadiumin “Marshal Jozef Pilsudski” në Krakov të Polonisë me fillim në orën 20:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button