Ahmeti-Hajndëll, ja porositë e diplomatit gjerman ndaj BDI-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka qëndruar sot në Ambasadën Gjermane në Shkup ku ka realizuar takim të me të dërguarin e veçantë të Ministrisë së Jashtme Gjermane, Johanes Hajndll dhe Ambasadoren gjermane në Maqedoni, Kristine Althauzer.

Ahmeti dhe Hajndll bashkëbiseduan për situatën politike në vend dhe shtjelluan zgjidhjet e mundshme të ngërçit politik.

Lideri i BDIsë Ahmeti theksoi që BDI është e interesuar që çështjet e mbetura të zgjidhen sa më shpejt dhe reformat të zbatohen në mënyrë që të organizohen zgjedhje gjithëpërfshirëse.

Ahmeti dhe Hajndll kryesisht diskutuan rreth çështjeve të pastrimit të listës zgjedhore dhe mediave si parakushte për caktimin e ditës së zgjedhjeve të parakohëshme.

Ahmeti siguroi përfaqësuesit gjerman që BDI është partnere konstruktive e të gjitha forcave që duan zgjidhje të krizës dhe është e interesuar që kjo gjendje të tejkalohet sa më parë, transmeton Portalb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button