Formacionet zyrtare, Portugalia me një mungesë të madhe në mbrojtje

Sonte luhet sfida e parë gjysmëfinale e Euro 2016, ajo ndërmjet Portugalisë dhe Uellsit; e gjithë vëmendja do të jetë të yjet e këtyre skuadrave, Cristiano Ronaldo, nga njëra anë, dhe Gareth Bale, nga ana tjetër.

I pari kërkon të largojë të gjitha dyshimet e ngritura rreth tij dhe skuadrës luzitane, ndërsa Baledëshiron të vazhdojë ëndrrën e tij dhe të gjithë Uellsit.

Në këtë ndeshje luzitanët do të kenë dy mungesa të mëdha në mbrojtje. Mbrojtësi Pepe nuk ka arritur që të rikuperohet deri në momentet e fundit, ndërkohë që Carvalho është i pezulluar për shkak kartonësh.

Uellsi ndërkohë do të ketë mungesën e Ben Davies dhe Aron Ramsey.

Portugalia: Rui Patricio; Cedric, Fonte, Alves, Guerreiro; Danilo, Joao Mario, Adrien, Renato Sanches; Nani, Cristiano Ronaldo.

Uellsi: Hennessey; Gunter, Chester, Collins, Williams, Taylor; King, Ledley, Allen; Robson-Kanu, Bale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button