Ata që duan ta shohin Kupën e Botës në Rusi, do të dëshpërohen kur ta lexojnë këtë lajm

FIFA ka publikuar çmimet e biletave për ndeshjet e Kupës së Botës 2018 dhe që tani ka polemika.

Botërori rus do të jetë më i shtrenjti në histori për tifozët që do të shkojnë në Rusi, sepse në krahasim me Botërorin 2014 apo Euro 2016, do të ketë një rritje 16 për qind e lart.

Bileta më e lirë për tifozët jo rusë do të kushtojë 105 dollarë dhe më e shtrenjta rreth 1100 dollarë.

Të avantazhuar tifozët vendas, që do të mund të blejnë bileta për më pak se 20 dollarë copa.

Duke pasur parasysh çmimet, largësinë dhe frikën që ngjallin huliganët rusë, çmime kaq të larta mund të detyrojnë shumë tifozë të heqin dorë nga udhëtimi për në Rusi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button