Mali i Zi, namazi i Fitër Bajramit u fal në më shumë se 130 xhami

Një nga dy festat e mëdha islame, Fitër Bajrami, i cili filloi këtë mëngjes, u fal në të gjitha xhamitë në Mali të Zi, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të Bashkësisë Islame të Malit të Zi, namazi i Bajramit u fal në më shumë se 130 xhami në Malin e Zi. Në Podgoricë, namazi i Bajramit u fal në qytetin e vjetër dhe në xhaminë Osmanagiç, ku u mbajt manfestim qendror.

Ja si u fal Namazi i Bajramit në Prishtinë (8)

Që në orët e hershme të mëngjesit, besimtarët arritën në xhaminë Osmanagiç për të falur namazin e Bajramit dhe për të pritur festën e Bajramit.

Faljen e namazit të Bajramit e udhëhoqi Reisi i Bashkësisë Islame në Mal të Zi, Rifat ef. Fejziç. Ai në hutben e Bajramit tha se Bajrami është gëzim i merituar i mëshirës dhe të mirës së përhershme.

“Ne shumë besojmë se disiplina e Ramazanit është bërë pjesë në rrjedhën e zakoneve të shëndetshme, integritetit dhe mirësisë. Mesazhi i Bajramit është që të arrihet vlera e parimeve të përhershme të jetës, sepse feja e All-llahut është shpallur për të mirën e njeriut”, tha Reisi Fejziç.

Mali i Zi, namazi i Fitër Bajramit (1) Mali i Zi, namazi i Fitër Bajramit (2)

Ai gjithashtu komentoi edhe mbi situatën në të cilën ndodhet sot bota islame.

“Të dashur vëllezër, ne nuk mund të heshtim dhe të duartrokasim në atë që po ndodh sot në botën islame. Islami është fe e paqes, tolerancës dhe bashkëjetesës, por jemi dëshmitarë se disa, nuk e di për çfarë interesa e jo për shkak të Islamit, sot janë uzurpuesit më të mëdhenj të Islamit dhe fesë sonë. Ne kemi dy vende të shenjta, Mekën dhe Medinën. Dje në njërin prej atyre vendeve në qytetin më të shenjtë musliman u vranë disa njerëz nga një akt terrorist. A nuk flet kjo se ata që e bëjnë këtë nuk punojnë për Islamin?”, pyeti Fejziç.
Mali i Zi, namazi i Fitër Bajramit (3) Mali i Zi, namazi i Fitër Bajramit (4)

Në hutben e tij, reisi i Bashkësisë Islame në Mal të Zi edhe njëherë potencoi problemin me të cilin ballafaqohen muslimanët në Mal të Zi.

“Është e pamundur që të heshtim ndaj fyerjeve të botuara në Fjalorin e gjuhës popullore dhe letërsisë malazeze. Fjala nuk është vetëm një gjurmë, me atë formohet qëndrimi dhe gjykimi në lidhje me atë që është thënë. Pozicioni i nderuar që e kryej nuk më lejon që liria e shprehjes në Mal të Zi të barazohet me fyerjet dhe gjuhën e urrejtjes kundër muslimanëve”, tha Fejziç.

Mali i Zi, namazi i Fitër Bajramit (5)

 

 

Fitër Bajrami shënon fundin e agjërimit. Gjithashtu, Bajrami është një mundësi që njerëzit të vizitojnë njëri-tjetrin, sidomos Bajrami gëzon fëmijët, të cilët gjatë Bajramit mbledhin karamele.

Fitër Bajrami zgjat tre ditë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button