Ja si u fal Namazi i Bajramit në Prishtinë, Tërnava: Terrorizmi nuk ka vend në fenë islame‏

Në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, sot u mbajt manifestimi qendror për festën e Fitër Bajramit, i cili filloi me faljen namazit të Fitër Bajramit, me prezencën e qindra qytetarëve, të prirë nga kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Sabri Bajgora, raporton Anadolu Agency (AA).
Ja si u fal Namazi i Bajramit në Prishtinë (7)

Hytben e Fitër Bajramit ka mbajtur Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili iu drejtua opinionit të gjerë me mesazh urimi për këtë festë dhe theksoi se këto festa ngjallin ndjenjën për vepra të mira.

Myftiu, duke bërë të ditur se populli i Kosovës, përmes agjërimit dhe adhurimeve, si dhe me ndihmat e bëra për nevojtarë gjatë muajit të Ramazanit, me mbi 15 mijë pako, kanë treguar se i qëndrojnë besnik fjalës së Allahut xh.sh..

Duke i vënë një theks të veçantë se islami është kundër çdo terrori dhe se terrorizmi nuk ka vend në fenë islame, Tërnava u shpreh se shumë njerëz të pafajshëm nëpër botë janë viktima të kriminelëve dhe ftoi që të gjithë të japin kontribut për paqe dhe tolerancë, i cili është edhe mesazhi i festës së Fitër Bajramit.

Ja si u fal Namazi i Bajramit në Prishtinë (6)

“Rastet e fundit në Stamboll dhe Irak, por edhe mbrëmë në Medinen e ndriçuar, afër varrit të Pejgamberit tonë a.s. janë dëshmitë më të freskëta për të parë se çfarë mund të bëjnë kriminelët, ku pësuan shumë njerëz të pafajshëm”, u shpreh Tërnava.

Tërnava duke bërë të ditur se e drejta e marrjes së shpirtit i takon vetëm Atij i cili e ka krijuar dhe e ka dhuruar shpirtin, u shpreh se “Kjo që po ndodhë kinse në emër të fesë islame nëpër botë, kjo assesi nuk ka të bëjë me islamin. Islami nuk urdhëron në dhunë, por në paqe dhe harmoni, solidaritet me jetë të përbashkët, ngase kështu na mëson Kur’ani, kështu na mëson Muhammedi a.s., i dërguari i fundit për njerëzimin e mbarë”.

Ja si u fal Namazi i Bajramit në Prishtinë (5)

Në fund , Tërnava uroi të gjithë besimtarëve festën e Bajramit dhe bëri thirrje për bashkëpunim për të mirën dhe lirinë e atdheut, për të cilin shumë dëshmorë dhanë jetën e tyre.

Ja si u fal Namazi i Bajramit në Prishtinë (4) Ja si u fal Namazi i Bajramit në Prishtinë (3) Ja si u fal Namazi i Bajramit në Prishtinë (2) Ja si u fal Namazi i Bajramit në Prishtinë (1)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button