Lube Boshkovski: Gjysma e të dënuarëve janë dënuar pa fakte!

Kryetari i Partisë të Bashkuar për Maqedoninë, Lube Boshkovski theksoi se gjyqësia në Maqedoni është në një situatë serioze. Sipas tij, gjysma e të dënuarve janë të dënuar pa dëshmi dhe se duhet të revidohen të gjitha procedurat gjyqësore që kanë të bëjnë me raste të të burgosurve që padrejtësisht mbahen në burgje. Boshkovski tha se burgjet janë në gjendje dhe kushte të rënda Ai sot u paraqit në gjykatë për rastin “Rover”, i cili u shtye për 12 shtator, njofton TV21.

“Sot unë dua të flas për ato persona të cilët kanë mbetur në burgun e Idrizovës dhe në burgjet tjera, ku unë garantoj se 50% apo edhe më shumë janë të dënuar pa fakte. Këto ditë unë po angazhohem më shumë për një shokun tim nga Kosova ku bashkë kemi kaluar 5 vjet në burg, pra me Florim Malokun dhe ai është 8 vite në burg për një vepër e cila nuk është vërtetuar”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button