Mbi 200 të vrarë pas sulmeve në Bagdad

Rritet numri i të vdekurve në kryeqytetin e Irakut

Zyrtarët irakianë kanë njoftuar sot se numri i të vdekurve si pasojë e sulmeve terroriste në Bagdad, të cilat u ndërmorën të dielën, është ngritur në mbi 200.

Kryeqyteti i Irakut u trondit të dielën nga dy shpërthime të fuqishme dhe përgjegjësinë për sulmet e mori përsipër Shteti Islamik.

Shpërthimet u shkaktuan nga auto-bombat dhe që të dyja në cak kishin qendrat tregtare. Shumë dyqane u kapluan nga zjarri pas shpërthimeve.

Një shpërthim ndodhi në lagjen Karada, pjesë kjo paksa më e pasur e kryeqytetit të Irakut, ku jetojnë kryesisht irakianë të klasës së mesme dhe atë shiitë, por edhe të krishterë. Shpërthimi i dytë ndodhi në lagjen Shab, në veri të Bagdadit.

Sulmet ndodhën vetëm një javë pasi që ushtria irakiane kumtoi se ka rikthyer nën kontroll qytetin e Falluxhës, i cili për më shumë se dy vjet u mbajt i pushtuar nga pjesëtarët e Shtetit Islamik./21Media

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button