Rasti i Almirit, Këshilli i etikës vërejtje mediave: Mos bëni sensacion!

Këshilli për Etikë në Mediat e Maqedonisë (KEMM), reagon në lidhje me publikimin e video – inçizimit nga incidenti i Kumanovës ku një person e shkeli tërë familjen, në mesin e të cilëve edhe një person të mitur i cili nuk u mbijetoi plagëve, njofton Portalb.

“U tregojmë mediave se marrja dhe publikimi i përmbajtjes së tillë, sjellë shqetësim dhe zemërim shtesë te publiku rreth incidentit dhe pasojat nga ai. Redaktorëve u tregojmë se raportimi sensacional në publik nuk a përparësi përpara raportimit etik dhe profesional në të cilën është e nevojshme të mbahet llogari edhe për pasojat nga tragjedia për familjen. Publikimi i video – inçizimit është edhe kundër nëntit 8 te Kodit të Gazetarisë, sipas të cilit “mënyra e informimit në raste të tragjedive familjare, patjetër duhet të lirohet nga senzacionalizmi”, thonë nga KEMM.

Ata gjithashtu shtojnë se edhe pse ky raportim te disa media do të ishte e mundur që të arsyetohej me nevojën për plotësimin e interesit publik dhe kuptimin e rëndësisë së incidentit, megjithatë, gazetarët dhe redaktorët duhet ta respektojnë privatësinë e personave që është në bazë të nenit 7 të Kodit Etik të Republikës së Maqedonisë, transmeton Portalb.

“Bëjmë apel te mediat që të mbajnë llogari për qëllimin dhe pasojat nga raportimi i tyre, por edhe për publikun që do të vijë deri në përmbajtje shqetësuese. Përveç asaj, u tregojmë redaktorëve se mbajnë përgjegjësi që me publikimin e materialit të tillë, mundësojnë edhe distribuimin e gjerë të tij dhe qasje deri te kategoritë e pambrojtura dhe personat e mitur, që do të mundte të shkaktojë shqetësim dhe pasoja plotësuese nga raportimi i tillë”, porosisin nga KEMM. /Portalb

LEXO: Iu dha lamtumira e fundit Almirit të vogël, mijëra persona në varrim (FOTO-VIDEO)

LEXO: Rasti i Almirit të vogël, famijlarët apelojnë për qetësi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button