Oda Ekonomike: Të rritet kontrolli i njeri agjencive të cilët ofrojnë tura të dyshimta

­ Shërbimet inspektuese të mbajnë llogari për të ashtuquajturin njeri ­ agjenci të cilët ofrojnë tura tdhe shërbime të dyshimta në qendrat turistike, posaçërisht në Ohër, Strugë dhe Shkup. Me këtë, jo vetëm që krijohen konkurrencë jolojale, por edhe e prishin imazhin e destinacionit. Këtë e theksuan sot në konferencën për shtyp përfaqësuesit e Shoqatës për hotelieri dhe turizëm pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë.

Punonjësit turistik kërkojnë edhe të investohet në autostradën Gostivar ­ Kërçovë, si dhe të përmirësohet infrastruktura në rrugën Gostivar ­ Dibër përmes Mavrovës me qëllim të rritjes së turizmit malor, të banjave dhe eko turizmit. Është e domosdoshme, siç thanë, edhe lidhje më e mirë me Shqipërinë përmes Dibrës dhe dalje në det përmes Durrësit.

Sipas tyre, mangësi në sferën turistike edhe mëtej është niveli i ulët i higjienës nëpër rrugë, restorantet dhe pompat e benzinës ku më së shpeshti ndalen udhëtarët të cilët transitojnë, ndërsa nuk ka as kuadër i punës mirë i kualifikuar, gjegjësisht ciceronë me njohje të më shumë gjuhëve të huaja.

“Oferta e mirë turistike duhet të jetë sfidë për shërbime cilësore në hotelieri dhe turizëm jo vetëm nga ana e punonjësve turistik, por edhe nga ambienti afarist në të cilin funksionon veprimtaria, ndërsa kjo do të thotë që të eliminohen disa mangësi me ç’rast edhe rezultatet do të ishin më të mira”, theksoi Asim Maxhedoviq, anëtar i Shoqatës.

Ai konsideron ae problemi me “njeri­agjencitë” të cilët në mënyrë sulmuese ofrojnë tura dhe ekskurzione, duke pritur turistët nëpër sheshe dhe para hoteleve, mund të tejkalohet me kontroll të koordinuar të përbashkët të shërbimeve inspektuese në terren dhe reagim i njëkohësishëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme. “Higjiena mbetet problem kyç në turizmin e Maqedonisë. Mund të ngrihet vetëdija edhe tek punonjësit turistik, por edhe tek popullata në përgjithësi sepse imazhi i çdo turisti i cili udhëton nga një vend në tjetër nëpër Maqedoni, është jashtëzakomisht tmerrues”, nënvizoi zëvendëskryetari i Shoqatës, Sllave Siraçevski.

Mexhedoviq dhe Siraçevski informuan se edhe sivjet më të numërt janë turistët nga Shqipëria, Turqia, Serbia, Bullgaria dhe Greqia edhe pse vendin e vizitojnë mysafirë prej mbi 60 destinacione. Pas nënshkrimit të tre marrëveshjeve të reja vjetore në Amsterdam me agjenci nga Holanda, në periudhën e ardhshme në Ohër dhe Strugë priten 25.000 turistë shtesë. Çarter­fluturimet e vendosura midis Maqedonisë dhe shumë vendeve nga Evropa, në mënyrë plotësuese e rrit nevojën për përmirësim të kushteve në turizëm, konkluduan Siraçevski dhe Mexhedoviq.

Statistika thotë se nga janari deri në prill të këtij viti në Maqedoni kanë qëndruar 172.684 turistë që është për 14,4 për qind më shumë nga periudha e njejtë vitin e kaluar. Prej tyre, numri më i madh e kanë vizituar Shkupin. Turqizmi liqenor është në vend të dytë, por pas periudhës vijuese verore pritet që imazhi të jetë më ndryshe. Turistët e Maqedonisë, madje, sivjet më së shumti shkojnë në Turqi, Greqi, Shqipëri, Bullgari, Mal të Zi dhe Kroaci. Kërkohen edhe destinacione ekskluzive si Maldivi, Bali, Tajlanda, Kuba, Republika Domenikane,…,por shumë më pak. Sipas evidencës së tur­operatorëve, edhe mëtej më atraktive është Antalia, sepse me çarterfluturim mbërrihet për vetëm 1:45 minuta, ndërsa shërbimi dhe hotelet janë të nivelit të lartë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button