Portugali-Uells, mungojnë tre ‘yje’

Ndeshja mes Uellsit dhe Portugalisë do të jetë një betejë e vërtetë pasi dy skuadrat do të kërkojnë një biletë për finalen e madhe të 10 korrikut.

Këtë sfidë do ta humbin 3 lojtarë, një nga Portugalia dhe dy nga Uellsi të cilët janë të pezulluar për shkak të kartonëve, shkruan Syri.net.

Nga kampi portugez, qendërmbrojtësi Carvalho nuk do të jetë i gatshëm ndërsa tek Uellsi mungon mbrojtësi Ben Davies dhe ‘ylli’ i Arsenalit, Aaron Ramsey.

Kjo sfidë do të luhet të mërkurën në orën 21:00 dhe do të jetë një derbi mes shokëve të skuadrës tek Real Madrid, Ronaldo – Bale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button