Franca fiton me goleadë, frikëson Gjermaninë (Foto & Video)

Përfaqësuesja e Francës ka fituar në çerekfinale ndaj Islandës me rezultat 5-2.

Francezët dominuan gjatë gjithë takimi dhe ky ishte një kualifikim i merituar për ata.

Franca vs Islanda
Franca vs Islanda

Goli i parë erdhi në minutën 12-të nga Olivier Giroud, i cili shënoi pas një asistimi milimetrik nga mesfushori Blasie Matuidi.

Franca vs Islanda
Franca vs Islanda
Pas tetë minutash shënoi edhe Paul Pogba me kokë, e gjitha kjo pas harkimit të mirë nga Antoine Griezmann.

Kur të gjithë menduan se francezët do të shkojnë në pushim me rezultat 2-0, në skenë dolën dyshja Dimitri Payer (43’) dhe Antoine Griezman (45’), të cilët me dy gola të bukur fundosën islandezët.

Franca vs Islanda
Franca vs Islanda
Pjesa e parë përfundoi me rezultat 4-0, gjë që ishte një rekord në Euro 2016.

Festivali i golave në pjesën e dytë filloi me golin e Kolbeinn Sigthorsson në minutën e 56-të, por Olivier Giroud shënoi prapë pas tre minutash.

Franca vs Islanda
Franca vs Islanda

Goli i fundit në këtë takim erdhi nga Birkir Bjarnason në minutën e 84, ndërsa ndeshja u mbyll me rezultat 5-2.

Franca në gjysmëfinale do të luajë ndaj Gjermanisë, transmeton Telegrafi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button