Sulmi terrorist në aeroportin Ataturk, rritet në 27 numri i të ndaluarve

Mësohet se numri i të ndaluarve nga policia në operacionet në lidhje me sulmin terrorist në Aeroportin Ataturk të Stambollit, rritet në 27, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekipet e Drejtorisë së Degës për Luftën kundër Terrorizmit të Drejtorisë së Policisë së Stambollit, në kuadër të operacionit në lidhje me sulmin terrorist në aeroport më 30 qershor kanë ndaluar edhe 3 persona të tjerë.

Ndërkohë 13 të dyshuar, 3 nga të cilët janë të huaj pasi kaluan kontrollin shëndetësor në Spitalin Shtetëror Bayrampasa janë transferuar në Gjykatën e Bakirkoy.

Nga ana tjetër, në operacionet e zhvilluara në shumë adresa në Basaksehir të Stambollit më 1 korrik në lidhje me sulmin vazhdon hetimi për 11 shtetasit e huaj të ndaluar, ndërsa dhe 3 dyshuar të tjerë janë shoqëruar mbrëmë në Drejtorinë e Policisë së Stambollit.

Ekipet e Drejtorisë së Degës për Luftën kundër Terrorizmit, në lidhje me sulmin terrorist në aeroport më 30 qershor kishin ndaluar 13 të dyshuar, ndërsa më 1 korrik 11 të huaj të dyshuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button