Nikollovski: AUV e fsheh gjendjen me “sëmundjen gungore të lëkurës”

Ljupço Nikolovski, anëtar i Këshillit Ekzekutiv i LSDM­së opozitare, e akuzon Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari për mungesën e organizimit me ballafaqimin me “sëmundjen gungore të lëkurës” dhe se i fsheh informatat për gjendjen nga institucionet ndërkombëtare.

AUV, tha sot në konferencë shtypi Nikollovski, para dy muajve për herë të fundit në Organizatën Botërore për Mbrojtje Shëndetësore të Kafshëve ka dërguar raport për gjendjen me sëmundjen.

Sipas Nikolovskit, në raportet e dërguara nuk janë theksuar të gjitha rajonet në vend ku është konfirmuar sëmundja, ndërsa institucioni ndërkombëtar nuk ka marrë informata për disa rajone siç është Makedonska Kamenica dhe Kratova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button