LSDM: Sistemi “Termini im” është jofuksional

LSDM-ja vlerëson se Sistemi kombëtar për evidencë elektronike në shëndetësi “Termini im” është jofunksional dhe shkakton probleme të mëdha në dëm të qytetarëve dhe mjekëve.

“Madje 82 foshnja kanë vdekur në gjashtë muajt e parë të këtij viti vetëm në Klinikën e Gjinekologjisë në Shkup. Foshnjat dhe lehonat vdesin, diabetët nuk kanë insulinë, të sëmurit me kancer nuk mund t’i marrin medikamentet, nëpër klinika nuk ka materiale bazë mjekësore”, shkruan në reagimin e LSDM-së ndaj konferencës për shtyp të zëvendëskryeministit dhe ministër i Shëndetësisë Nikolla Todorov.

Sipas LSDM-së, Qeveria e VMRO-DPMNE-së me ribalancin e buxhetit ka shkurtuar 570 milionë denarë për shëndetësinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button