Siri, bombardimet e regjimit vrasin 20 persona

Në sulmet ajrore të avionëve luftarakë të regjimit sirian në rajonin Kalamun i cili ndodhet në verilindje të kryeqytetit Damask humbën jetën 20 civilë ndërsa 40 të tjerë u plagosën, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga zyrtarët e mbrojtjes civile, avionët luftarakë të ushtrisë kanë kryer 45 sulme ajrore ndaj qarkut Ceyrud në rajonin Kalamun i cili kontrollohet nga forcat opozitare siriane.

Sipas vlerësimeve të para në bombardime u vranë 20 civilë në mesin e të cilëve ka edhe fëmijë dhe gra, ndërsa janë plagosur 40 të tjerë. Theksohet se të plagosurit janë dërguar në spitale.

Anëtari i Komitetit koordinues lokal në rajonin Guta Lindore të Damaskut, Yusuf el-Bustani, bëri të ditur se në sulme ka humbur jetën edhe shefi shëndetësor i qarkut.

”Spitalet dhe qendrat shëndetësore në qark janë mbushur me të plagosur nga sulmet ajroer të forcave të Asad-it. Deri më tani janë identifikuar 20 persona. Numri i vërtetë është shumë më i madh se 20″, tha ai.

Duke potencuar se ekipet shëndetësore kanë nevojë për furnizimet emergjente mjekësore, Bustani tha se ndihet i shqetësuar nga rritja e numrit të vdekurve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button